Matthew Griffiths, marinari i jahtit superluksoz “Bayesian” që u mbyt në brigjet e Palermos në Itali, ka treguar momentet e tragjedisë.

Në dëshminë e tij për autoritetet italiane, ai ka thënë se kur moti mori kthesë të papritur dhe deti u egërsua, të gjithë ishin në gjumë.

“E zgjova kapitenin. Ai dha urdhër që të zgjojmë gjithë të tjerët. Më pas hodha jastëkët dhe mbylla dritaret. Anija u anua dhe ne u hodhëm në det. Arritëm të ktheheshim dhe u përpoqëm të shpëtonim ata që mundëm. Shpëtuam këdo që mundëm, madje kapiteni shpëtoi vajzën e vogël me nënën e saj”, ka thënë marinari.

Në hetim për këtë ngjarje është kapiteni i jahtit superluksoz, James Cutfield.

Nga 22 persona në bordin e jahtit, shpëtuan 15. Në mesin e viktimave ishin edhe pronari i jahtit dhe manjati britanik i teknologjisë Majk Linç dhe Xhonatan Blumer, presidenti i bankës së madhe ndërkombëtare Morgan Stenli.

/tvklan.al