Funksionon me sukses një këmbë bionike e komanduar vetëm më anë të trurit. Kjo teknologji është eksperimentuar në SHBA mbi 7 pacientë që kishin humbur gjymtyrët e poshtëm dhe ka bërë të mundur që të kryejnë lëvizje më të shpejta dhe natyrale duke mbajtur kontrollin e plotë në situata të ndryshme.
Lëvizjet kontrollohen nga sistemi nervor me anë të një algoritmi të kontrollit robotik, por është truri që drejton lëvizjet e gjymtyrëve bionike. Sipas krijuesve të këtij impianti teknologjik në MIT, kjo teknikë e lejon pacientin të përjetojë protezën jo si një instrument në përdorim, por si pjesë integruese e trupit të vet.
Gjatë testeve këmba bionike ka bërë të mundur që pacienti të kryejë lëvizje 41% më të shpejta në krahasim me protezat tradicionale, më natyrale, por edhe ulje ngritje nga vendi të krahasueshme me njerëzit të cilët nuk kanë amputim, por janë të shëndetshëm.
Ekpertët e vlerësojnë këtë arritje të jashtëzakonshme për të lehtësuar dhe normalizuar jetën e të gjithë pacientëve që kanë mungesë gjymtyrësh për shkaqe të ndryshme, duke normalizuar jetën e tyre plotësisht në të ardhmen e shpejtë.
Klan News