Papunësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur me 14.7%. BBC shkruan se mbi 20.5 milionë amerikanë kanë humbur punën në Prill, për shkak të pandemisë.

Kjo rritje është më e madhja dhe më e keqja që prej Depresionit të Madh në vitin 1930. Që prej fillimit të pandemisë, Shtetet e Bashkuara kanë vuajtur rritjen më të madhe të shifrave, gjë që nuk ka ndodhur për dekada të tëra. Vetëm dy muaj më parë, papunësia ishte 3.5% në SHBA.

“Është e paprecedentë. Kemi vendosur ekonominë në koma për t’u shëruar nga pandemia. Kjo ka çuar në humbjen më të madhe të punës sipas informacioneve të kohës moderne”, tha ekonomistja Erica Groshen.

Raporti nga Departamenti i Punës tregoi ulje në çdo sektor të ekonomisë. Bizneset e argëtimeve dhe shërbimeve u goditën fort. Po njësoj janë goditur edhe të punësuarit në edukim dhe shërbimet shëndetësore.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se pandemia do të sjellë ndryshime të mëdha në biznese. Për shembull do të kufizohet numri i personave në një restorant. Mirëpo kjo çon edhe në reduktimin e punonjësve. Gjithashtu sa më gjatë të zgjasë mbyllja, më shumë mundësi ka që biznesi të mos mbijetojë./tvklan.al