Presidenti Volodymyr Zelensky është shprehur se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje paqeje të rëndë dakord mes SHBA-së dhe Rusisë pa përfshirjen e Kievit.
Më tej, Zelensky deklaroi se është e rëndësishme që gjërat të mos shkojnë sipas planit të Putinit dhe tha se dëshiron të bëjë gjithçka për t’i bërë negociatat dypalëshe me SHBA-në. Zelensky shtoi se ai nuk ka diskutuar për NATO-n me Trump, por e di se SHBA nuk dëshiron që Ukraina të bëhet anëtare.
Komentet e Zelenskyt erdhën pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump pati dje një telefonatë 90-minutëshe me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Trump tha se ai dhe Putin kishin rënë dakord që bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainës të fillonin menjëherë. Ndërkohë, u bë e ditur se udhëheqësit kishin ftuar njëri-tjetrin që të vizitonin kryeqytetet e tyre.
Ndërkohë, edhe Presidenti i Ukrainës, Zelensky, pati një bisedë telefonike 1-orëshe me Trump. Zelensky tha se ata ranë dakord të mbajnë kontakte të mëtejshme dhe të planifikojnë takimet e ardhshme./tvklan.al