Ka artikuj dhe studime të ndryshme të cilat vlerësojnë qëndrimin që të gjithë ne kemi ndaj të bukurës. Shume prej këtyre studimeve thonë se njerëzit që janë më tërheqës arrijnë që të marrin bonuse ose të kenë paga më të larta në punë.
Marrë shkasë nga kjo, dashur apo pa dashur, bukuria kthehet kështu në një cilësi të lakmuar nga të gjithë. Por, nëse do i referoheshim disa profesioneve siç është aktrimi apo bota e artit, bukuria kthehet në një domosdoshmëri.
Aktorja Arjola Demiri, duke iu referuar eksperiencës së saj personale, tha se mbipesha në botën e artit nuk pranohet. Ajo përmend bullizimet dhe komentet ofenduese që ka marrë nga ndjekësit për peshën e saj.
“Mendoj se sado i talentuar të jesh, mbipesha është një gjë që nuk pranohet në botë e artit. Unë jo më larg se para 2 ose 3 viteve kam pasur një rrumbullakim më të madh dhe e di që bullizimet më të mëdha i kam pasur për format trupore. Sa kam dalë nga programi X më kanë thënë njerëzit çfarë bëre që u dobësove dhe u thoja që unë kështu kam qenë. Thjesht proporcionet e trupit unë i kam të tilla, që kamera më nxjerr shumë më të madhe nga sa jam. Shumë më në peshë nga sa jam. E kam parë që njerëzit të janë të prirur që të mos e pranojnë një trup të mbushur, një trup të kolmë, një femër të shëndoshë, pavarësisht se sa talent ka, pavarësisht se sa vlen, potenca skenike që mund të jetë dhe fytyra, por kur ke një peshë t’i je i anashkaluar dhe i bullizuar në botën e spektaklit, showbiz-it dhe më gjerë”, tha Arjola Demiri.