Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi priti në një takim kreu e SPAK Altin Dumani, me qëllim forcimin e bashkëpunimit për parandalimin krimeve zgjedhore dhe hetimin proaktiv të veprave penale në zgjedhje.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme theksoi ngritjen e një protokolli të koordinimit institucional, i cili do të krijojë linja komunikimi të hapura 24/7 mes institucioneve.
Dumani kërkoi një sistem të unifikuar të denoncimeve që të dhënat të analizohen nga prokurorët dhe hetuesit.
Nga ana tjetër Celibashi njoftoi krijimin e qendrës së monitorimit të procesit zgjedhor pranë KQZ, vend në të cilin mund të angazhohen edhe hetues të SPAK.
Klan News