Me tensione dhe debate të ashpra u zhvillua seanca gjyqësore e të mërkurës ndaj ish-ministrit të Mbrotjes Fatmir Mediu, në gjykatën e Posacme. Në sallë pati debate mes Mediut dhe familjarëve të viktimave në Gërdec.
Ish-ministri kërkoi që të merren masa nga gjykata pasi ka 17 vite që ndaj tij hidhen akuza. Si gjatë séances, por edhe jashtë saj, mbrojta e Mediut kërkoi ripërsëritjen e akt-ekspertimit ekonomiko-financiar. Avokati Ardian Visha argumentoi se përse ky akt-ekspertim nuk duhet të merret parasysh nga gjykata.
Ardjan Visha: Po rrëzohen të gjitha kërkesat që ne bëjmë edhe ato që ligji na jep të drejtë. Kontestuam akt-ekspertimin financiar në formë e përmbatje. 2 prej tyre punojnë në institucion të KLSH. Nuk ka asnjëri prej tyre licenën e ekspertit. Nuk është njoftuar mbrojtja mbi cilësinë e tyre. Gjatë hetimit paraprak ka pasur zero komunikim, prandaj e bën të papajtueshme. Kemi kontestuar dhe përmbajtjen e aktit.
Ish-ministri i Mbrotjes Fatmir Mediu bëri një deklaratë të gjatë duke dhënë argumetat e tij në lidhje me procesin gjyqësore. Mediu bëri me dije se po kërkohet një ‘kokë turku’ për këtë çështje dhe se procesi ndaj tij është politik.
Fatmir Mediu: Pse nuk pranojnë të bëjnë një akt-ekspertimi. Duan një gjyq politik, koka turku. Kjo çështje është gjykuar. Urdhri përgatitet nga stafi civil dhe ushtarak, firmoset dhe zbatohet. Mendoj se gjyqi politik e ka bërë politika. Nëse SPAK dhe Gjykata ka ardhur te ideja e bilanceve e dënimeve politike, nuk është drejtësi më. Kjo që kërkon SPAK në akuzë ndodh vetëm në juntat ushtarake. Shefi i shtabit të përgjithshëm është shefi dhe i kryeministrit dhe presidentit. Unë kam firmosur procesin e demontimin ka qenë kërkesë e NATO. Nuk e kam ditur ku ka qenë Gërdeci e kam marrë vesh kur ndodhi.
Gjykata e posaçme e përfaqësuar nga Irena Gjoka rrëzoi kërkesën e Mediut për përsëritje të akt-ekspertimit ekonomiko-financiar. Në seancën e radhës në 29 Maj do të paraqiten 5 ekspertët për të dëshmuar para gjykatës.
Klan News