Gjykata e Posaçme rrëzoi këtë të mërkurë një kërkesë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit, e cila u kërkua të merrej për krahasim në lidhje me kostot demontimin që u krye në fabrikën e Gërdecit.
Gjyqtarja Irena Gjoka administroi akt-ekspertimin e parë bashkë me provat e tjera të përftuara gjatë debatit gjyqësor.
Avokatët kundërshtonin akt ekspertimin e bërë në 2008, duke e konsideruar si me të meta në përmbajtjen e tij dhe se procesi i demontimit dhe çmilitarizimit është bërë mbi llogaritje jo të vërteta. Shifrat sipas avokatëve të Mediut, kanë përmbajtje të rremë.
Avokatët kërkuan që të merret si provë një ekspertizë private, e përgatitur nga ana e tyre dhe të bëhet pjesë e fashikullit një memo me kundërshtimet e tyre.
Tv Klan