Nga Forumi i Bledit në Slloveni, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla fajësoi Serbinë se po e kërcënon Kosovën me luftë.
Gërvalla ka folur mbi kundërshtimin e faktorit ndërkombëtar pas paralajmërimit të Kurtit për hapjen e urës mbi Ibër çështje sipas saj, që është duke u diskutuar me ndërkombëtarët.
“Ajo çfarë po bëjmë është se kemi diskutime për hapjen e urave, sepse ato janë për të lidhur njerëzit dhe nuk duhet të mbesin simbole të ndarjes nga koha e Slododan Milosheviqit. Jemi të përkushtuar që t’u ofrojmë të gjithëve paqe dhe siguri, por po ashtu jemi të përcaktuar për luftimin e strukturave ilegale, bandave kriminale që nuk rrezikojnë vetëm shtetin por edhe qytetarët në veri. Nuk do të ndalemi së bëri gjërat e duhura vetëm pse në anën tjetër të kufirit nuk duan të na shohin tek ecim përpara. Vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës është problem për fqinjin verior. Ky është problemi”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës.
Ministrja Gërvalla ka thënë se bashkëpunimi dhe raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë shkojnë përtej zhvillimeve ditore.
Klan News