Në Gjermani është regjistruar rasti i parë i variantit të ri të sëmundjes së lisë së majmunit. Lajmi është bërë publik nga gazeta e njohur gjermane Bild që thekson se personi është infektuar jashtë vendit.
Në gusht Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli linë e majmunit një emergjencë globale të shëndetit publik, për herë të dytë në dy vjet.
Sëmundja u përhap në Republikën Demokratike të Kongos dhe më pas dhe në vendet fqinje.
Klan News