Shënohet rasti i parë i variantit të ri të sëmundjes së lisë së majmunit në Gjermani. Lajmin e jep gazeta e njohur gjermane “Bild” që thekson se personi është infektuar jashtë vendit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli linë e majmunit një emergjencë globale të shëndetit publik për herë të dytë në dy vjet gjatë muajit Gusht, pas një shpërthimi të sëmundjes në Republikën Demokratike të Kongos e që u përhap më pas në vendet fqinje.
Shenja e parë e përhapjes së kësaj sëmundje jashtë kontinentit afrikan erdhi më 15 Gusht kur zyrtarët globalë të shëndetësisë konfirmuan rastin e parë në Suedi.
Klan News