Bien shkëmbimet tregtare me partnerët historikë si Italia, Greqia dhe Kosova
Pandemia ka ridimensionuar jo vetëm mënyrën e lëvizjes së qytetarëve drejt shteteve të ndryshme, por edhe të mallrave. Që prej Marsit e deri më sot, Shqipëria ka shumëfishuar marrëdhëniet tregtare me Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë sa i përket eksporteve.
Edhe pse Italia vijon të ketë volumin më të madh të shitjes së mallrave tona, në fund të Tetorit eksportet me këtë shtet janë tkurrur me 16.6% krahasuar më një vit më parë. Tkurrje të eksporteve shqiptare ka edhe me Kosovën me 17.5% dhe me Spanjën me një normë rënëse 24%.
Edhe harta e vendeve ku kompanitë shqiptare kanë gjetur si treg të ri në këtë periudhë ka ndryshuar. Rritjen më të madhe sa i përket importeve shqiptare e zë Serbia me 35% më shumë se një vit më parë, e ndjekur nga Rusia me një rritje me 17.7% dhe Gjermania me 0.8%.
Me Italinë importet janë tkurrur me 11.7%, 4.6% me Turqinë dhe 5.7% me Greqinë.
Krahasuar me një vit më parë tregtia me jashtë është tkurrur ndjeshëm, ku në total eksportet vendase kanë rënë me 12.2% ndërsa importet u tkurrën me 9.7% duke dhënë sinjale negative për uljen e konsumit gjatë pandemisë.
Tv Klan