Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, ka shpallur vendimin për të dyshuarit për kontrabandë mallrash, mosdeklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.
Këta persona dyshohet se kanë sjellë në vendin tonë bizhuteri luksoze që dyshohet se janë vjedhur në Francë dhe shitur në vendin tonë. Mes të dyshuarve është Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut.
Gjykata e Posaçme ka vendosur dënimin e bashkëshortëve Idrizaj, ndërsa e ka pezulluar dënimin me burg për dy vajzat e tyre.
Ata dyshohen se kanë transportuar sende të vjedhura, me vlerë 2.1 milionë Euro nga Franca në Shqipëri, ku edhe janë shitur përmes një argjendarie në Tiranë, në pronësi të Vangjush K., i cili u shpall i pafajshëm, por edhe përmes faqeve online.
Agustin Mesulit 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj burg
Altin Doda 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
Sokol Idrizaj 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj burg
Elda Idrizaj 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj burg
Florian Baku 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
Egi Idrizaj 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 7 muaj, për shkak të fëmijës pezullim i dënimit me burg
Bora Idrizaj 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove
Tomor Baruti 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove
Vangjush K. shpallet i pafajshëm
Klan News