Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen fajtor të 9 personave të akuzuar se janë pjesë e një grupi kriminal që kanë futur në Shqipëri mallra kontrabandë dhe janë përfshirë në pastrim parash. Konkretisht SPAK kërkoi nga 12 vite burg për Agustin Mesulin, Altin Doden, ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizajn dhe Elda Idrizajn.

10 vite burg kërkoi për Florian Bakun dhe Egi Idrizajn, 6 vite për Bora Idrizajn, Vangjush Kasharën dhe Tomor Barutin.

Në rast se ata shpallen fajtorë do të përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata i la 2 javë kohë mbrojtjes për të kundërshtuar pretencën dhe më pas do të dal me një vendim.

Tv Klan