Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka lëshuar urdhërarrest për kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu. Siç raportohet në mediat e huaja, togat e zeza kanë dhënë të njëjtin urdhër për ish-ministrin e Mbrojtjes së Izraelit Yoav Gallant dhe liderin e Hamasit Mohammed Dief. Ky i fundit është aluduar se është vrarë nga Izraeli, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Të tre janë të akuzuar për krime lufte në Gaza.
Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan ka kërkuar që ata të arrestohen që në Maj 2024, duke shtuar se ka dyshime të arsyeshme që Netanyahu e Gallant kanë përgjegjësi në gjendjen katastrofike në Gaza, që nga lënia e njerëzve pa ushqim e deri te vrasja e tyre. Ndërsa Deif, dyshohet se ka kryer krime si vrasje, tortura e përdhunime ndaj personave të marrë peng.
Këto urdhërarreste do rrisin padyshim presionin ndaj shtetit izraelit teksa Shtetet e Bashkuara vijojnë me përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund luftës.
/tvklan.al