Disa orë përpara se marrëveshja e armëpushimit me Gazen të hyjë në fuqi, Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli ende nuk ka marrë një listë me emrat e pengjeve që Hamasi është planifikuar të lirojë, e kjo gjë që mund të pengojë zbatimin e saj.
Zyra e Kryeministrit izraelit ka bërë të ditur se nuk do të ecet para me zbatimin e pikave të marrëveshjes derisa sa të dërgohet lista me emrat e pengjeve. Pakti i arritur me ndërmjetësimin e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-ve, që hyn në fuqi mëngjesin e së dielës që synon t’i japë fund luftës 15-mujore në Gaza që i mori jetën 46 mijë njerëzve.
Ai është i parashikuar te zbatohet ne tre faza. Te 33 nga 98 pengjet e mbetura izraelite, duke përfshirë gra, fëmijë, burra mbi 50 vjeç dhe robër të sëmurë e të plagosur, do të lirohen në fazën e parë. Në këmbim, Izraeli do të lërë të lirë pothuajse 2000 palestinezë nga burgjet e tij. 4 mijë kamionë me ndihma janë gati ne Egjipt per të hyjnë në territorin palestinez.
Tel Avivi filloi sulmin ndaj Hamasit në Gaza pasi luftëtarët e këtij grupi hynë në Izrael më 7 Tetor 2023, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë 250 pengje. Kundërpërgjigja izraelite ishte e ashpër duke sjellë shkatërrime të rënda, mijëra viktima e të plagosur si dhe mbi 2 milionë të evakuuar. Konflikti u shtri deri në Liban dhe Jemen ku Izraeli goditi grupimet e Hezbollahut dhe Huthit të mbështetura nga Irani.
Tv Klan