Pas rënies së aksioneve të Teslas, Presidenti amerikan Donald Trump i ka dalë në mbështetje miliarderit amerikan Elon Musk.

Shefi i kompanisë prodhuese të makinave elektrike  është përballur në javët e fundit me protesta të shumta jashtë ndërtesës së Teslas e kjo për shkak të rolit të tij në departametin e Efiçencës Qeveritare të Donald Trump i cili ka si qëllim të rishikojë shpenzimet e qeverisë.

Roli i Musk në pushimin e mijëra punonjësve federalë me urdhër të Trump ka shkatuar protesta në SHBA kundër Teslës. Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump mbrojti Musk dhe u shpreh se ai po bënte një punë “fantastike”.

“Unë do të blej një Tesla tërësisht të re nesër në mëngjes si një shenjë besimi dhe mbështetjeje për Elon Musk, një amerikan me të vërtetë i madh,” tha Trump.

Pronari i Teslas falenderoi presidentin amerikan për mbështetjen e ofruar në platformën e tij të mediave sociale X.

Rënia e aksioneve të Teslas që nga dhjetori vjen nga rënia e shitjeve dhe fitimeve të automjeteve por edhe nga protestat për shkak të aktivitetit politik të Musk.

Klan News