Themeluesi i “SpaceX”, Elon Musk tha se raketa e tij “Starship” do të shkojë në Mars deri në fund të vitit të ardhshëm. Kompania po merret me hetimin e disa shpërthimeve gjatë testeve të fundit të fluturimeve hapësinore.

Sipas asaj që ai ka shkruar në platformën e tij “X”, nëse misioni fillestar shkon mirë zbarkimi i njerëzve në Mars mund të fillojë që në vitin 2029, ose në 2031. “Starship” është raketa më e madhe e krijuar ndonjëherë. Ajo ka një lartësi prej 123 metrash dhe është “çelësi” i ambicieve thelbësore të Musk për të kolonizuar planetin Mars.

Megjithatë ajo ka pasur dështime të shumta në teste. Më herët një prej raketa të lëshuara nga “Tesla” shpërtheu disa minuta pasi u shkëput nga toka. Ky ishte dështimi i dytë për këtë vit, pas një shpërthimi të ngjashëm të ndodhur në Janar.

“SpaceX” tha se do të rishikonte të dhënat “për të kuptuar më mirë shkakun rrënjësor” të shpërthimit më të fundit dhe vuri në dukje se ai ndodhi pas humbjes së disa motorëve. Miliarderi i teknologjisë i mëshon ambicies së tij, që sistemi i raketave një ditë do t’i çojë njerëzit në Hënë dhe më pas në Mars, duke i bërë njerëzit “multi-planetarë”.

Ai tha gjithashtu se misioni i parë në Mars do të mbante robotin humanoid Tesla “Optimus”, i cili u shfaq për publikun vitin e kaluar./tvklan.al