Kandidati për Bashkinë e Shkodrës rezulton i pafajshëm!
Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimin ndaj ish-kryebashkiakut Valdrin Pjetri, i cili u akuzua për falsifikim të formularëve. Ishte organi i akuzës ajo që kërkoi mbylljen e hetimin dhe pushimin e çështjes. Sipas prokurorisë, Pjetri nuk mund të deklaronte dënimin nga drejtësia Italiane për shkak të specifikimit në vendimin e Gjykatës së Firences.
Por sipas prokurorit Ervin Karanxha, duke qenë se vepra penale ka ndodhur në shtetin fqinj, në rastin konkret zbatohet ligji penal italian dhe jo ai shqiptar. Bazuar në këto arsyetime, organi i akuzës arrin në përfundimin se Pjetri nuk duhej ta deklaronte dënimin e tij dhe se për këtë shkak nuk ka konsumuar elementët e veprës penale.
Ishte Partia Demokratike ajo që akuzoi ne vitin 2019 kryebashkiakun e sapozgjedhur të Shkodrës së ishte i dënuar në shtetin italian për trafik droge dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit duke shkelur ligjin.
Pas akuzave të opozitës Vladrin Pjetri nuk u betua si kryebashkiak duke u shprehur se ishte i gatshëm të hetohej. Nga tërheqja e Pjetrit vendi iu la Voltana Ademit, e cila po drejton ende Shkodrën përtej mandatit.
Klan Plus