Një 3-vjeçar ka humbur jetën në Pediatrinë e Shkodrës ndërsa motra e tij 8-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë.
Të premten i mituri u paraqit me të vjella nga prindërit në urgjencë dhe mori trajtim për virozë stinore por gjendja nuk u përmirësua dhe mjekët sugjeruan qe ai të shtrohej por babai nuk pranoi dhe u larguan së bashku në shtëpi. Por e shtuna do të ishte fatale për të mitur i cili mbërriti në spital thuajse pa shenja jete.
“Ka ardh në repartin e pediatrisë, ka ardhur në gjendje shumë të rëndë pacienti 3-vjeçarë me shenja po thuajse pa shenja jete. Për rreth 3 çerek ore kanë vazhduar çdo procedurë të dhënies së ndihmës së shpejtë me të gjitha medikamentet dhe procedurat që janë në këtë situatë dhe në dijeni time është isuficence kardio respirator”, tha Senad Halluni, drejtori i Spitalit Shkodër.
Po të shtunën në gjendje të rëndë dhe me të njëjtat simptoma u paraqit në pediatri edhe e motra 8-vjeçare e cila u nis menjëherë në QSUT.
“Pas 30 minutash ka ardhur edhe e motra 8-vjeçare, është paraqitur me të vjella duke pasur parasysh situatën nga stafi i Pediatrisë. E theksoj stafi i Pediatrisë janë 5 mjekë, është vendosur transferimi menjëherë, urgjent në terapi intesive në Pediatrinë në QSUT”, tha drejtori i Spitalit Shkodër.
Shefja e Pediatrisë thotë se për të miturin 5 mjeke bene përpjekje maksimale për ta mbajtur në jetë por ai humbi jetën si pasojë e insuficense kardiake.
“Mezi mundëm që të marrim disa analiza gjaku. Që në atë kohë, në gjendje shoku nuk vjen as gjaku. Kështu që ishte tepër e vështirë, me një vështirësi jashtëzakonisht të madhe, me ndërhyrjen e reanimatorit të paktën që të kishim një ide me formulën e gjakut dhe nga këto ekzaminimet e thjeshta që mund të bëheshin”, tha shefja e Pediatrisë.
Dyshimet paraprake janë se dy femijët të jenë helmuar nga pesticidet në shtëpinë e tyre por kjo ende mbetet një hipoteze pasi pritet që fjalën e fundit ta thotë autopsia dhe mjekësia ligjore.
Klan News