Në 23 Mars, emisioni “Stop” transmetoi rastin e vëllezërve Vait dhe Naim Gega, të cilët për një çështje të vjedhjes së pronës, shkuan në Gjykatën e Elbasanit.
Çështja e tyre u gjykua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila vendosi ta pushojë në në 9 Mars 2021. Ka kaluar më shumë se një vit, por vendimi ende nuk ishte zbardhur edhe pse afati ligjor për zbardhjen e vendimit është 20 ditë.
23 Mars 2022
Gazetarja: Na shpejgoni njëherë, si është problemi juaj?
Denoncuesi: Ne jemi vëllezërit Gega. Neve na është grabitur një pronë në vendin e quajtur Përrenjas. E kemi marrë sipas ligjit në fuqi të 7 501-shit, e kemi poseduar 23 vjet.
Gazetarja: Dhe ju përfunduat në Elbasan Z. Gega, çfarë ndodhi?
Denoncuesi: Po, në gjyq në Elbasan, me prokurorin Petref Asllani. Gjyqin na e vazhdoi Pajtime Fetahu. Më 9 Mars të 2021-shit, nuk na e zbardhi vendimin. Mbylli gjyqin dhe e pushoi çështjen dhe nuk na e zbardhi vendimin. Kemi ardhur me mijëra herë, kemi kërkuar për të marrë vendimin. Deri më sot, nuk e ka zbardhur në mënyrë që të vazhdojmë proceduar mëtej në gjykatë sipas rregullave në fuqi.
Avokaja Eda Grimci shpjegoi se afati ligjor për zbardhjen e vendimit është 20 ditë. Brenda kësaj kohe gjyqtarja duhet ta çojë vendimin e zbardhur në kryesekretari.
Avokatja: Në fakt, kjo është një vonesë e pajustifikuar. Afati i zbardhjes së vendimit është i përcaktuar mjaft qartë edhe në nenin 308 të Kodit të Procedurës Civile, ku gjykata mund të shpallë vetëm dispozitivin e vendimit në rast të ngarkesës së madhe duke e dorëzuar atë të arsyetuar në sekretari jo më vonë se 20 ditë ose të shtyjë shpalljen e arsyetuar të vendimit deri në 20 ditë.
Vëllezërit shkuan në Gjykatë për t’u interesuar në lidhje me vendimin, por iu është thënë se vendimi do të ju vijë në shtëpi.
Denoncuesi: Kemi bërë një gjyq me Pajtime Fetahun dhe nuk kemi marrë vendimin. Që më 9 Mars 2021 është mbyllur çështja, vendimin nuk e kemi marrë. Kemi ardhur gjithë ato herë, ju kemi bezdisur dhe ju këtu dhe s’kemi marrë asnjëlloj përgjigje.
Kryesekretarja: Vendimi do të vijë në shpi.
Denoncuesi:Kur do vijë? Një vit e ca…
Kryesekretarja: Nuk e di! Do të vijë në shpi, kshu që…
Pas transmetimit në emisionin investigativ Stop, vëllezërit Gega tregojnë se iu erdhi vendimi i zbardhur në shtëpi dhe në këtë mënyrë kanë mundësi ta ankimojnë.
Gazetarja: Ajo, Naim përshëndetje!
Denoncuesi: Alo! Përshëndetje! Ne, pas problematikës, që ishim bashkë te Gjykata, Para 2 ditësh na erdhi vendimi.
Gazetarja: Pas më shumë se një viti, mbërriti dhe vendimi i zbardhur.
Denoncuesi: Mbi një vit e ca, tani me ndihmën tuaj dhe të Stop-it u realizua që ne morëm vendimin.
Gazetarja: Na bëhet shumë qejfi dhe shpresoj që Gjykata e Apelit, ku ju do të apeloni këtë vendim pushimi nga ana e gjyqtares Fetahu, të ju vijë në ndihmë.
Denoncuesi: Ne, këtë vendim e apeluam dje në Elbasan. Nuk kërkojmë gjë tjetër, vetëm drejtësi! Shumë faleminderit dhe juve!/tvklan.al