Pas tripletës së shënuar në fundjavë, Odise Roshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Turqi.

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e vetëm për Erzurumspor, në humbjen 2-1 në shtëpi ndaj Genclerbirligi.

Pas një krosimi të Akgun, Roshi gjuajti bukur me kokë në minutën e 34-t dhe e ndali topin në fundin e rrjetës.

Ky gol barazoi përkohësisht rezultatin, me miqtë që shënuan në pjesën e dytë golin e fitores. Pas ndeshjes, Roshi ishte lojtari me notën me të lartë, duke u vlerësuar me 8.5, ku u zgjodh edhe si lojtari i ndeshjes.

Në 23 ndeshje të luajtura këtë sezon në Ligën e Parë turke, shqiptari ka shënuar shtatë gola, ndërsa numëron edhe tre asiste. /tvklan.al