Rey Manaj ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Turqi, me fanellën e Sivasspor. Sulmuesi i Shqipërisë i dha avantazhin skuadrës së tij, në sfidën e humbur 2-1 ndaj Gaziantep në transfertë.

Në minutën e 26-të, Manaj shënoi me penallti, duke kaluar festën te skuadra mike. Për 27-vjeçarin ky është goli i shtatë sezonal në Turqi, në 17 ndeshje të luajtura.

Manaj këtë sezon është kushtëzuar nga dëmtime të shumta, të cilat kanë ndikuar edhe në formën e tij.

Sezonin e kaluar, shqiptari realizoi 18 gola në 33 ndeshje, duke rivalizuar me emra si Icardi dhe Dzeko për “Këpucën e Artë”. /tvklan.al