Odise Roshi ishte protagonist absolut për Erzurumspor, në fitoren e thellë 7-0 në transfertë ndaj Yeni Malatyaspor.

Futbollisti shqiptar, ishte autor i një triplete për skuadrën e tij, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon në Ligën e Parë në Turqi.

33-vjeçari fillimisht dhuroi asistin te goli i parë, i shënuar nga Giorbelidze. Në minutën e 30-të, Roshi realizoi golin e tretë për skuadrën e tij dhe të parin personal në këtë takim.

Dy golat e tjerë u shënuan në fund të takimit, në minutat 80 dhe 89. Falë kësaj triplete, Roshi shkon në kuotën e gjashtë golave këtë sezon, ndërsa numëron edhe tre asiste. /tvklan.al