Në kuadër të operacionit policor të koduar “Muzgu” është vënë në pranga 44-vjeçarja me iniciale E.P. dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, 49-vjeçari me iniciale D.H.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre në Shtoj të Vjetër, uniformat blu kanë gjetur 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak.
Gjithashtu, është ushtruar kontroll dhe në banesën e babait të 44-vjeçares, ku është gjetur një armë gjahu teke. Për të atin e të arrestuarës, 72-vjeçarit me iniciale Xh.P. ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al