Gjatë kontrollit në një banesë në lagjen “10 Korriku” të Vlorës, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër me 10 fishekë, silenciator dhe një kuti me 14 fishekë.
Arma e zjarrit dhe pajisjet e sekuestruara do t’i dërgohen Institutit të Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Ndërkohë, 46-vjeçari me iniciale A.K. alias A.T., i cili dyshohet se mbante te fshehur armën dhe fishekët në banesën e tij u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./tvklan.al