I panjohur për botën, por me veprimet e tij merr gjithmonë vëmendjen e mediave. Bëhet fjalë për një bodybuilder, i cili është martuar me një kukull seksi. Por nuk mjafton kaq.
Ai ka tradhtuar gruan e tij me një objekt të çuditshëm në kohën që e ka dërguar atë për ta rregulluar tek mekaniku. Bëhet fjalë për Yuri Tolochko-n nga Kazakistani. Ai u martua Nëntorin e kaluar me një kukull seksi të quajtur Margo.
Por disa ditë më vonë zbuloi që Margo ishte prishur dhe e kishte çuar tek mekaniku për rregullim. Në të njëjtën kohë ai postoi një video në rrjetet sociale duke prekur një objekt të argjendtë. I veshur vetëm me të brendshme, Yuri shkruante: Duket sikur kam një pasion të ri.

Menjëherë, bodybuilder-i është vënë nën kritikat e fansave që kanë pyetur nëse po tradhtonte gruan. “Ndoshta”, shkruante ai, duke shtuar se nuk mund të duronte ndërkohë që ajo ishte në spital.

Por mes komenteve ka pasur edhe nga ato ironiket që e tallnin për zgjedhjet e tij, që nga martesa me një kukull seksi./tvklan.al