Trupi i pajetë i një gruaje është zbuluar brenda një valixheje. Ngjarja horror ka ndodhur në një zonë të Greqisë.
Mësohet se ka qenë një gjahtar, i cili ka zbuluar valixhen në një zonë të thellë në Vilia. Ai ka lajmëruar menjëherë autoritetet, të cilat kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Menjëherë është nisur një grup hetimor për të zbuluar një nga krimet më të rënda të viteve të fundit në këtë zonë. Policia po punon për të zbuluar identitetin e viktimës. Dyshohet se gruaja është vrarë kohë më parë pasi kufoma ishte shumë e dekompozuar.

Hetuesit kanë marrë ADN-në e viktimës. Sipas mediave greke, në fokus janë edhe personat që kanë humbur dhe nuk janë gjetur kurrë.

Detaji që u ka bërë përshtypje agjentëve të krimit ka qenë fakti që pavarësisht se trupi u gjet i pajetë në valixhe, nuk ishte copëtuar. Ekzaminimet e tjera dhe më të thella pritet që të hedhin dritë mbi ngjarjen./tvklan.al
