U nda nga Bradley Cooper, iku në një shtet tjetër, vazhdoi jetën si modele, duke lënë pas çdo gjë. Irina Shayk është shfaqur shumë e qetë, por siç thuhet, kur nuk ka zhurmë, diçka nuk shkon. E pikërisht gjithë kjo qetësi e modeles, është ruajtur për të shpërthyer, dhe me stil madje.
Ajo ka në plan që të tregojë çdo gjë që ka ndodhur në lidhjen e saj me aktorin, duke mos u kursyer. Mësohet se një shtëpi botuese ka kërkuar të bashkëpunojë me 33-vjeçaren, për të sjellë një libër mbi lidhjen e tyre.
Në fillim modelja kishte refuzuar, por më pas ka menduar përse të mos i tregojë botës të vërtetën që po tundon shumë persona! Sigurisht që ka marrë parasysh edhe përfitimet që do të sjellë shitja e librit.
Nga ana tjetër, Bradley duket se është në djeni të këtij plani, nga i cili aktori do të dalë si një partner i lig dhe i fokusuar pas punës.
Thashethemet për tradhëti të Bradley Cooper nisën në vitin 2017-të, kur ai filloi xhirimet e filmit ‘A Star is Born’ përkrah Lady Gaga. Më pas gjatë turneve promovuese të filmit ata të dy treguan se mes tyre kishin shumë kimi dhe në performancën në “Oscar” u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin e ishin gati të shkëmbenin një puthje romantike.
Klan Plus