Theksohet e bardha dhe e zeza, por transparente

Tre ikona të bukurisë janë bërë bashkë në një set të rrallë fotografik. Mes tyre bie në sy rikthimi Irina Shayk e cila është në krah të Natasha Poly dhe Joan Smalls. Ato janë bërë protagoniste në koleksionin pranverë verë 2021 të shtëpive italiane të modës.

“Kjo fushatë është një homazhe për bukurinë”, shprehet një nga ideatorët e projektit duke shtuar se tre imazhet e bëra bashkë përfaqësojnë në mënyrë të përsosur idenë e gruas së sotme: moderne, ndërkombëtare, por femërore.

Detajet e koleksionit të ri nxjerrin në pah dantellat ndërsa bie në sy kombinimi i së bardhës dhe të zezës duke theksuar të gjitha format e feminitetit. Pantallona të shkurtra të ndërlidhura, minibluza, transparente, bluza dhe xhaketa.

Ideja është te vendosja e ekuilibrit. Fotot janë realizuar në një nga zonat më të bukura të Toskanës.

Tv Klan