Dyshja shumë e përfolur në rrjet, Irina Shayk dhe Bradley Cooper kanë nxitur dyshimet për një ribashkim të tyre pasi u panë shumë të afërt gjatë një shëtitjeje.
Ish-partnerët, të cilët kanë së bashku një vajzë katëvjeçare dukeshin mjaft të lumtur teksa ecinin së bashku krah për krah.
Padyshim që ajo që mori shumë vëmendje ishte dhe veshja e tyre. Cooper kishte veshur një pallto mbi një bluzë të thjeshtë, xhinse të errëta dhe atlete ngjyrë ulliri me lidhëse të kuqe.
Ndërkohë për daljen e tyre, Shayk kishte zgjedhur për të veshur një xhaketë të gjatë të zezë mbi një këmishë të bardhë dhe pantallona të zi.

Sjellim në vëmendje se supermodelja dhe Cooper kanë bërë mjaft bujë kur njoftuan se i dhanë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare në vitin 2019. /tvklan.al