Raketat e Hezbollahut goditën qytetin e tretë më të madh të Izraelit, Haifa, duke plagosur disa persona në veri të vendit në përvjetorin e parë të luftës në Gaza. Grupi militant Hezbollah shënjestroi një bazë ushtarake në jug të Haifës me raketa “Fadi 1”.
Shpërthime të mëdha tronditën Bejrutin jugor ndërsa forcat izraelite vazhdojnë të godasin kryeqytetin libanez. Rrethinat jugore të Bejrutit, ku është selia e Hezbollahut, u sulmuan gjithashtu. Ushtria izraelite tha se kishte goditur objektet e ruajtjes së armëve të Hezbollahut në zonën e Bejrutit dhe zonën e Luginës Bekaa në lindje.
Ndërkaq në Gaza dhe Liban, ushtria izraelite sulmoi objektivat ku veprojnë Hamasi dhe Hezbollahu. Katër predha u hodhën drejt Izraelit nga Gaza jugore tre prej të cilave u kapën nga mbrojtja ajrore. Dy persona u plagosën në një sulm të Hamasit në Tel Aviv pasi pesë predha u qëlluan nga zona Khan Younis.
Ndërkaq Izraeli po pengon operacionit e kërkim-shpëtimit në një zonë ku lideri i lartë i Hezbollahut, Hashem Safieddine mendohet të ketë qenë kur Izraeli bombardoi periferitë jugore të Bejrutit të enjten e kaluar. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi monumentin “Shpata e Hekurt” në Jerusalem në përvjetorin e 7 Tetorit dhe tha se në këtë ditë kujtohen të renet dhe duhet te rikthejmë pengjet.
Gjithashtu edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në një reagim për përvjetorin e parë të luftës deklaroi se Izraeli do të paguajë çmimin për genocidin në Gaza, ndërsa shënoi përvjetorin e parë të luftës.
Klan News