Hamasi ka lëshuar një deklaratë të re duke hedhur poshtë akuzat e SHBA se po bllokon një marrëveshje armëpushimi.
Në deklaratën e tij, Hamasi tha se pretendimi i Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken se po tërhiqet nga një marrëveshje është e rreme. Grupi theksoi se është i gatshëm për të arritur një marrëveshje dhe mbetet i përkushtuar ndaj kornizës së armëpushimit të mbështetur nga SHBA dhe OKB, të paraqitur në qershor.
Propozimi trefazor për armëpushim të shpallur nga presidenti amerikan Joe Biden i cili kërkon një armëpushim fillestar gjashtë-javor dhe shkëmbimin e disa robërve izraelitë të mbajtur në Gaza me të burgosurit palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. Faza e dytë do të përfshinte një armëpushim të përhershëm dhe lirimin e robërve të mbetur. Faza e tretë do të përfshijë një përpjekje rindërtimi për Rripin e shkatërruar të Gazës.
Megjithatë, grupi palestinez tha se propozimi i fundit i shtyrë nga SHBA dhe Izraeli përfshin dispozita të reja që kundërshtojnë atë kornizë të mëparshme. Me ndryshimin e kushteve, SHBA po tregon “paragjykim të verbër” ndaj Izraelit dhe po pranon kërkesat e tij, duke i mundësuar atij “të kryejë më shumë krime kundër civilëve të pambrojtur, në ndjekje të qëllimeve të shfarosjes dhe zhvendosjes së popullit tonë” tha Hamasi në një deklaratë.
Gjatë vizitës në Izrael Sekretari amerikan i Shtetit AntonyBlinken u shpreh se Izraeli ka pranuar propozimin për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve në Gaza, dhe i bëri thirrje Hamasit të bëjë të njëjtën gjë.
Ndërkaq trupat e gjashtë pengjeve të tjerë janë nxjerrë nga forcat izraelite gjatë një operacioni në Rripin jugor të Gazës.Një deklaratë nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit tha se trupat e Yagev Buchshtab, Alexander Dancyg, Avraham Munder, Yoram Metzger, Haim Perry dhe britaniko-izraelite Nadav Poppleëell u gjetën nga zona e Khan Younis. Pesë nga vdekjet e tyre ishin njoftuar tashmë nga Izraeli, megjithëse Avraham Munder mendohej se ishte ende gjallë.
Gjashtë burrat ishin rrëmbyer të gjithë gjatë sulmeve të Hamasit në Izraelin jugor më 7 Tetor përpara se të futeshin në Gaza. Ndërkaq Hezbollahu ka sulmuar objektivat ushtarakë në Izrael me një breshëri të madhe raketash pasi ushtria izraelite kreu sulme intensive thellë në Luginën Bekaa të vendit, larg rajonit kufitar ku disa njerëz mbetën të plagosur.
Klan News