Lewis Hamilton tenton të përshtatet sa më shpejt të jetë e mundur te Ferrari. Shtatë herë kampioni i Botës zhvilloi testet e dyta në Circuitin e Barcelonës nën drejtimin e një makine të skuderisë italiane.

Në Katalonjë, Hamilton ishte i dyti që zbriti në pistë, pas testeve të zhvilluara nga shoku i skuadrës Charles Leclerc. Fakt që tregon se britaniku është pilot i dytë i Ferrarit në sezonin që pritet të nis në muajin Mars.

Piloti më i suksesshëm në historinë e Formula 1, testoi sërish një makinë të edicioneve të shkuara, në mënyrë që të përshtatet me Ferrarin.

Hamilton, i cili njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga Mercedes për Ferrari në Shkurt të vitit të kaluar, bëri debutimin e tij në pistë në fillim të kësaj jave.

40-vjeçari, i cili fitoi gjashtë nga kampionatet e tij botërore me Mercedes, zbuloi dhe helmetën që do përdor në disa prej garave të Formula 1.

Britaniku do të jetë partner me Leclerc te Ferrari, një skuadër që nuk fiton titullin kampion për pilot që nga viti 2007. Ai zuri vendin e spanjollit Carlos Sainz, i cili u bashkuar Williams.

Testet zyrtare fillojnë në Bahrein më 26-28 Shkurt, me Çmimin e Madh të 2025 në Australi të planifikuar për fundjavën e 14-16 Mars.

Klan News