Kryeministri Rama ka komentuar për herë të parë listën e tij të kandidatëve për deputetë.
“Ne i kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për të hapur partinë”, tha Edi Rama.
Rama tha se kishte nxjerrë mësime nga lista që paraqiti në zgjedhjet e vitit 2021.
“Ne kemi lançuar platformën “Deputeti që duam” në 2021-shin, ishte hera e parë, nxorrëm disa mësime, bëmë disa përmirësime të sistemit dhe patëm rreth 500 e kusur aplikime”, tha kryesocialisti.
Komentoi listën për deputetë të Sali Berishës.
“Doni të shihni kush janë VIP-at e kënetës, shikoni skuadrën e listës, në listën e mbyllur të kryeqytetit të Shqipërisë Madhështore, ku mungon Kujtim Gjuzi. Për Kujtimin u mërzita shumë sepse është i vetmi përfaqësues dinjitoz i Shqipërisë Madhështore. Leskon, bashkë me Qirje Dulen keni ju demokratët e Vlorës atje. Dash Sula u fut te Shqipëria Bëhet, por në fund të ditës, Dash Sula, thuaj ça të duash, por është gjel deti i Peqinit dhe nuk pajtohet dot këneta me të”, tha Rama.
Kryeministri njoftoi hapjen e tunelit të Murrizit këtë të premte, kalimi i të cilit do të bëhet pa pagesë.
Klan News