Një matematikan amator ia ka dalë të gjejë numrin e thjeshtë më të madh deri më tani.

Gjetja e numrave të thjeshtë që përpjesëtohen vetëm me veten dhe me njëshin, bëhet më e vështirë me rritjen e shifrave.

Matematikanët përdorin formula të gatshme të cilat janë të integruara në një program të veçantë  kompjuteri për të provuar nëse një numër i madh është i thjeshtë.

Por 36-vjeçari Luke Durant ka zbuluar numrin e thjeshtë më të madh, 2136,279,841 – 1 që ka 41 milionë  shifra. Ai e ka quajtur M136279841 dhe është 16 milionë shifra më i madh sesa paraardhësi i tij. Durant e përllogariti duke shumëzuar dyfishin e 136,279,841 dhe më pas duke i hequr një.

Kjo solli edhe zbulimin e 52 numrave Mersenë të thjeshtë që janë një klasë e veçantë numrash.

Ata që zbulojnë një numër të ri Mersen të thjeshtë fitojnë £2,000 paund por Luke iu desh një vit punë dhe harxhoi £2,000,000. Ai është pjesë e grupit Great Internet Mersenne Prime Search (GIMPS) dhe përdori mijëra grafika që procesojnë shifrat e shpërndara në 24 qendra të dhënash në 17 vende.

Numri i ri i thjeshtë u gjet duke përdorur hapësirën e lirë të kujtesës së internetit. Luke tha se ishte i gatshëm të harxhonte kohën dhe paratë e tij për gjetjen e numrit në mënyrë që të tregonte se njerëzit mund të bëjnë zbulime të reja pa ndihmën e gjigantëve teknologjikë.

Numri ka saktësisht 41,303,007 shifra. Një profesor në Dublin njoftoi për zbulimin më 11 tetor ndërsa një tjetër në Teksas konfirmoi që ishte numër i thjeshtë./tvklan.al