“Për raundin e dytë të regjistrimeve në Universitetin e Tiranës janë mbi 1980 kuota të lira. Fakulteti i Shkencave të Natyrës edhe këtë vit në 2 programe studimi ka një nivel minimal studentësh. Në degën e Fizikës janë vetëm 5 studentë të regjistruar, ato të raundit të parë ndërsa në Kimi janë vetëm 8 studentë.”
Sipas dekanes së Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Eglantina Xhaja braktisja e lëndëve ekzakte është një trend global, pasi të rinjtë preferojnë më shumë Teknologjinë e Informacionit.
Por këtë vit ky fakultet ka ndryshuar ofertën akademike, duke shtuar dy degë të reja të cilat kanë patur interes nga të rinjtë, Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike si dhe Kimi Farmaceutike. Sipas dekanës ky ndryshim rrit dhe cilësinë e mësuesve të shkollave të mesme.
Eglantina Xhaja, dekane e Fakultetit të Shkencave të Natyrës: Ishtë një mënyrë dhe iniciativë që institucioni i jonë mori për të riorganizuar programet ekzistuese dhe për të thithur interesin e maturantëve. Sa i takon Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike kjo vjen për të përditësuar dhe kurrikulat e shkollës së mesme dhe mësuesit e Fizikës punojnëme stimuli të proceseve të ndryshme fizike e cila sjell domosdoshmëri, njohuri nga teknologjia e informacionit. Kështu që formohen me një bazë të fortë qoftë edhe në formimin fizik ashtu edhe në shkencat kompjuterike dhe softet që vijnë në ndihmë të fizikës.
Nga ana tjetër për të tre degët e shpallura me interes kombëtar 24 studentë do përfitojnë bursë sa paga minimale.
Eglantina Xhaja, dekane e Fakultetit të Shkencave të Natyrës: Incentivat që po ndërmerren për të shmangur këtë problematike kanë filluar të japin shenjat dhe efekete e tyre. Matematikë, Fizikë dhe Kimi janë tre degët me prioritet kombëtar në Fakultetin e Shkencave dhe 8 studentë nga secili program studimi përfitojnë nga bursa që është sa paga minimale.
Maturantët që nuk janë regjistruar në asnjë program studimi kanë afat edhe ditën e shtunë më 21 shtator që të aplikojnë online për të zgjedhur 10 preferenca në universitetet që kanë kuota bosh.
Klan News