Mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Helena Kadare ndau shumë detaje nga jeta e saj dhe mardhënia me fëmijët. Mes të tjerash e bija e kishte surprizuar me një letër emocionuese.
“E dashur mami im e bukur dhe e ëmbël! Me siguri nuk e di sa të dua. Në familjen tonë të gjithë kemi qenë në kompeticion se si të mernim sa më shumë nga vemëndja dhe dashuria jote.Unë të jam mirënjohëse për gjithçka që ke bërë, për bujarinë, dashurinë, mirësinë që të karakterizon. Unë kam një pyetje për ty, nuk e di nëse kam kaq shumë kujtime sa këta fëmijë, por të lutem ndaji sot me ne disa kujtime nga fëmijëria ime. Të dua, Besi!“/tvklan.al