Askush nuk e di me saktësi kur bima e kafesë është zbuluar dhe në të vërtetë ka shumë legjenda për kafenë, bimën e mrekullive. Fillesat e bimës së kafesë na kthejnë shekuj pas në një pyll në Etiopi.
Legjenda thotë që një bari me emrin Kaldi zbuloi i pari bimën e kafesë. Ai vuri re që dhitë e tufës së tij, pasi konsumuan frutet e kësaj peme të çuditshme u bënë aq energjike dhe të gjalla sa nuk donin të flinin gjumë natën.
Kaldi e raportoi këtë gjetje të tij tek murgjit në një manastir lokal, të cilët mblodhën bimën e kafesë dhe e zien, e provuan dhe u mbushen me energji dhe larguan gjumin.
Murgjit filluan ta përdorin këtë pije të çuditshme gjatë natës për të mos fjetur gjatë orëve të gjata të lutjeve të mbrëmjes.
Me përhapjen e shpejtë fjalës kjo pije magjike arriti në gadishullin Arabik. Në shekullin e 15, bima e kafesë u kultivonte në Jemen dhe ne shekullin e 16 ka të dhëna që kjo bimë kishte një përhapje të gjerë në Persi, Egjipt, Siri dhe Turqi.
Pija e kafesë nuk përdorej vetëm në shtëpitë e njerëzve, por edhe në vende të ndryshme publike që quheshin Qahve-Khane, që kishin filluar të lulëzonin në qytetet e mëdha të Lindjes së Mesme.
Popullariteti i kafesë ishte aq i madh sa të gjitha shtresat e popullsisë kishin mundësi ta përdornin.
Dhe jo vetëm të pinin kafe, por kjo shoqërohej me muzikë, biseda, lojëra të ndryshme duke u dhënë jetë kafeneve të para.
Dhe këto kafene të asaj kohe u bënë aq të rëndësishme në takime, shkëmbime tregtare dhe informacioni saqë morën emrin Shkolla e Diturisë.
Me mijëra pelegrinë që vizitonin qytetin e shenjtë të Mekës, pija e mrekullueshme e quajtur Vera e Arabisë, mori një përhapje të madhe edhe në kontinentet e tjera.
Udhëtarët europianë në shekullin e 17, sollën këtë pije me ngjyrë të zezë të pazakonshme dhe shumë shpejt fitoi një popullaritet në të gjithë kontinentin.
Shume njerëz reaguan me frikë ndaj kësaj pije duke i dhënë emrin, lëngu i hidhur i djallit.
Klerikët lokale në Venecia në vitin 1615 e dënuan dhe e nxorën të jashtëligjshme këtë pije.
Situata u komplikua aq shumë në Europë saqë detyroi Papa Klementin e 8 të që të provonte pijen. Ai mbeti aq i kënaqur sa e bekoi dhe e zyrtarizoi me aprovimin papnor këtë pije të veçantë.
Rreth mesit të shekullit të 17, kjo pije fitoi aq popullaritet saqë eklipsoi çajin, birrën apo edhe verën.
Rreth kësaj kohe numëroheshin diku tek 300 shtëpi kafeje vetëm në qytetin e Londrës.
Në 1714 guvernatori i Amsterdamit i bëri dhuratë mbretit Louis i 14 të Frances një plantacion të mbjellë me pemët e kafesë.
Mbreti urdhëroi që këto pemë të mbilleshin në kopshtin mbretëror në Paris.
Një oficer i marinës franceze Gabriel de Clieu e rrëmbeu një fidan kafeje në kopshtin e mbretit dhe e dërgoi me sukses në Amerikën Jugore.
Aty kjo bimë u zhvillua në miliona rrënjë dhe në 50 vjetet e ardhshme, në kontinentin amerikan kultivoheshin më shumë se 18 milionë pemë të kafesë.
Kafeja e famshme braziliane ka si promotor të saj Francisco de Mello Palheta, që me ndihmën e gruas së guvernatorit francez ishte i pari që startoi atë që sot është industria miliarda dollarëshe e kafesë.
Klan Plus