Në tryezën e drejtësisë, gjyqtari i GJKKO Erion Bani deklaroi se Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion aktualisht mbulon mbi 99% të çështjeve, pavarësisht disa “boshllëqeve”.
“Ndryshe nga të gjitha gjykatat e tjera, s’ka krahasueshmëri sa i përket cilësisë së çështjeve, problematikave, numrit të të pandehurve, volumit. Kjo e vështirëson punën, në kushtet kur s’kemi as ndihmës ligjorë, duhet që gjyqtarët të punojnë jo 5 ditë, por 7 ditë edhe jashtë orarit zyrtar.”
Më tej, u ndal tek transparenca, duke theksuar se 100% të vendimeve publikohen në faqen zyrtare. Përjashtim bëjnë vetëm ato që kanë të bëjnë me hetimet paraprake.
“Në vitin 2024 kemi mbi 1 mijë vendime më shumë se vitet e kaluara. GJKKO është njohur me raportin e vitit të shkuar, tashmë edhe me mbështetjen e KLGJ-së, eskpertët e IT-së, tashmë publikon 100% të vendimeve të saj në faqen zyrtare. Duke përjashtuar vendimet e fazës së hetimit paraprake Dua të bëj me dije që tashmë keni çdo raport statistikor çdo 3 muaj, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Tek Gjykata.gov.al i keni të gjitha vendimet në formatin PDF”, tha Bani.
Erion Bani, është gjyqtari që ka marrë vendimin e “arrestit me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj. Që prej datës 10 Shkurt 2025, ai është gjendur përballë akuzave nga Veliaj, njëjtë si prokurori i çështjes Olsi Dado.
/tvklan.al