Zbardhet vrasja e 67-vjeçarit, Dodë Mamli i ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Zhejë të Kurbinit.
Pas hetimeve të kryera policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar, Dashnor Tota tashmë të shpallur në kërkim.
Shkak i vrasjes së 67-vjeçarit, ka rezultuar të jetë bërë një konflikt për motive pronësie, që viktima dhe autorin kishin me njëri-tjetrin.
Dodë Mamli u ekzekutua rreth orës 18:00 të së hënës, teksa po punonte në një sipërfaqe toke në pronësi të tij.
Ai u qëllua 3 herë me pistoletë, ku një nga plumbat e kapi në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas vrasjes, autori mundi të arratiset duke përfituar dhe nga errësira në zonën ku u krye ekzekutimi.
Fillimisht ngjarja u dyshua se mund të kishte si prapavijë dhe hakmarrjen, pasi viktima rezulton të jetë babai i Elton dhe Tom Mamlit, janë dy nga katër autorët e masakrës së Mamurrasit, në vitin 2015.
Në atë ngjarje mbeti i vrarë Naim Tafa si dhe u plagosën dy kalimtarë të rastit.
Ngjarja në atë kohë u regjistrua në qendër të Mamurrasit dhe si shkak kishte konfliktin për një borxh prej 250 mijë eurosh.
Tv Klan