Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut paraqitet e qëndrueshme, teksa vijon kurimin në spitalin Gemelli të Romës, pas pneumonisë së rëndë që i ka prekur të dyja anët e mushkërisë.

Stafi mjekësor njoftoi se Ati i Shenjtë ka kaluar një tjetër natë të qetë dhe tashmë arrin edhe të çohet më këmbë.

88-vjeçari nuk ka patur kriza të tjera frymëmarrjeje, si ajo e të shtunës, që përkeqësoi gjendjen e tij shëndetësore. Pasditen e djeshme, ai u takua edhe disa përfaqësues të lartë të selisë së shenjtë, përfshirë sekretarin e shtetit Pietro Parolin.

Mjekët thonë megjithatë gjendja shëndetësore e tij mbetet e paparashikueshme.

Tv Klan