Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë nesër në mëngjes me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me masat e sigurisë të lëshuara nga gjykata me kërkesë të SPAK për 24 pedagoge e zyrtarë të këtij universiteti.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili përmes një njoftimi në rrjetet sociale thotë se masat për stafin dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë dhënë “PA GJYQ” për disa procedura të disa viteve me parë.
Rama bën të ditur se “vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht”.
Tv Klan