Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet për dy orë në Prokurorinë e Posaçme. Kreu i Partisë së Lirisë ka dhënë shpjegime për kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë avokati i tij Genc Gjokutaj sqaroi se Meta nuk u pyet për CEZ Dia-n dhe pasurinë.

“Sot është pyetur vetëm për sa i përket lobimit në Amerikë. Zoti Meta ka qenë bashkëpunues dhe tepër sqarues në lidhje me çështjen për aq sa kishte ai dijeni dhe mbante mend, pa iu referuar akteve të cilat do të na vihen në dispozicion dhe për detaje të tjera që do të ketë interes organi i hetimit do të japë sigurisht shpjegime më të detajuara”, tha Gjokutaj.   

Avokati Gjokutaj theksoi se Meta u ka shpjegime për 3 çështje prokurorit Sotir Kllapi dhe oficerit të BKH.

Sot procesverbali u firmos dhe seanca e realizoi. Nuk u diskutua që do të të pyesim për këtë apo për tjetër. Në seancë sot u drejtuan pyetjet për lobimin dhe vetëm për këtë episod. Zoti Meta tha, a është e mundur që unë në kushtet e vetëshoqërimit të komunikoj me mediat dhe ata thanë që është e pamundur një gjë e tillë dhe për këtë arsye jam unë me shall këtu”, tha Gjokutaj.

Avokati i ish-presidentit theksoi se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë brenda afateve të parashikuar nga ligji.

Ilir Meta është arrestuar në 21 Tetor të vitit të shkuar dhe ndodhet në qeli nën masën e sigurimit arrest në burg. Meta akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje e pasurisë.

Klan News