Autoriteti Europian i Medikamenteve (EMA) aprovon për herë të parë insulinën javore për trajtimin e pacientëve të rritur me diabet. Kështu do të jetë e mundur të bëhet reduktimi i marrjes së insulinës vetëm një herë në javë, që deri më tani është e përditshme.
Ndryshimi në terapi është thelbësor, pasi nga 365 injeksione në vit, ato bëhen vetëm 52 dhe gjithashtu përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve, duke prekur sferën personale, familjare, sociale, profesionale e psikologjike. Jo vetëm, gjithashtu ka një impakt të rëndësishëm edhe në mjedis, duke ndikuar në reduktimin e çlirimit të CO2.
Në studimet klinike të fazës së tretë me injektimin e insulinës vetëm një herë në javë, ka rezultuar me një reduktim të glicemisë në krahasim me atë me bazë ditore. Sipas statistikave të OBSH për vitin 2021, janë 536 mln persona që vuajnë nga diabeti në botë, ku rreth 90% nga tipi 2.
Klan News