Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar (NHS) shpreson që të integrojë përdorimin e Inteligjencës Artificiale për të përmirësuar një skemë që ndihmon pacientët me sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrjes.

Pacientët mund të përdorin një aplikacion për të mbajtur gjurmët e simptomave të tyre. Sipas rezultateve pretendohet se ka pasur një ulje prej 40% të numrit të pacientëve që duhet të kthehen në spital për trajtim, që kur sistemi u lançua në Mars 2023.

Synimet janë që kjo shifër të zvogëlohet edhe më tej duke arritur deri në vlerën e 90%. Inteligjenca Artificiale do të ndihmojë për të analizuar të dhënat nga aplikacioni, për pacientët. Aplikacioni inkurajon gjithashtu pacientët që t’u përgjigjen rregullisht pyetjeve në lidhje me mirëqenien e tyre, gjithashtu u jep mundësinë që të dërgojnë mesazhe drejtpërdrejt në NHS.

“Kjo i shtyn ata që të fillojnë trajtimin më herët, në mënyrën që ne t’u japim kujdesin që u nevojitet për ta parandaluar, në mënyrë që të mos kenë nevojën për t’u kuruar në spital”, tha për mediat e huaja një mjek.

Inteligjenca Artificiale do të përdoret për të analizuar të dhënat dhe për të ndihmuar profesionistët mjekësorë të identifikojnë tendencat dhe shkaktarët që mund të rezultojnë në nevojën për kujdes ndaj sëmundjeve kronike të rrugëve të frymëmarrjes. Kjo do të lejojë klinikën të vendosë ndërhyrje për të mbështetur pacientët përpara se të arrijnë kufijtë e nevojës për kujdes spitalor./tvklan.al