Një “orë vdekjeje” e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale ka rrëmbyer interesin e një numri të madh njerëzish. Kjo orë pretendon se mund të parashikojë mënyrën se si do të vdisni apo dhe orën se kur do të ndërroni jetë.
Inteligjencës Artificiale duke analizuar moshën, peshën, seksin, zakonet e pirjes së duhanit, indeksin e masës trupore, fitnesin dhe vendin e banimit është e aftë që të parashikojë orën, minutat e sekondat e datës së supozuar se kur do të ndërroni jetë.
Ç’është e vërteta kjo orë inteligjente nuk mund të dalë kurrë në përfundime të sakta se kur do të jetë ekzakt dita, ora apo minutat tuaja të fundit. Në bazë të zakoneve tuaj të jetës dhe të dhënave personale ajo thjesht jep një panoramë të jetëgjatësisë tuaj. Tregon se si vetë njeriu ka në dorë që të shtojë apo të heqë nga rutina e tij disa elemente që i ndikojnë në jetëgjatësi apo i sjellin vdekje të parakohshme.
Sipas faqes së statistikave të faqes së internetit, janë kryer mbi 63.8 milionë “teste vdekjeje”, ku mbi 64% e këtyre testeve janë nga përdoruesit meshkuj.
Faqja ofron gjithashtu këshilla të arsyeshme për të jetuar më gjatë se parashikimet e propozuara. Gjithashtu këshillon përdoruesit të mbajnë një peshë të shëndetshme, të ushtrohen për të paktën 30 minuta çdo ditë, të shmangin duhanin, të kenë një dietë të ekuilibruar, të kufizojnë marrjen e alkoolit, të përpiqen të bëjnë gjumë cilësor, të ndjekin kontrolle të rregullta mjekësore, të praktikojnë teknika të menaxhimit të stresit, të mbajnë lidhjet sociale dhe të mbajnë mendjen aktive./tvklan.al