Inteligjenca Artificiale (IA) nuk ka një trajtë fizike ndaj ideja jonë sesi “duket” është abstrakte.
Nëse i kërkoni të pikturojë një autoportret mund të ndërlidhë fije nervore ose një robot ndihmës që buzëqesh, të paktën kjo rezulton nëse pyet Dall-E 3.
Por një vepër e re arti thuhet se është autoportreti “i vërtetë” i IA. Kjo sepse tregon personat që formësuan aftësitë e saj ose të paktë, disa prej tyre.
Imazhi i kompanisë Hiscox përdor fotot e fytyrave të 40 artistëve të ndryshëm që shkrihen bashkë përmes një programi kodimi të quajtur Facer. Më pas kjo kthehet në një ‘autoportret’ duke imituar teknikën e pikturave tradicionale me vaj.
Qëllimi i kësaj është të tregojë sesi IA nuk është vetëm një program kompjuterik, por i trajnuar nga veprat e njerëzve të vërtetë dhe të shihet sesi artistëve mund t’u njihen meritat dhe të paguhen.
Portreti u krijua për Hiscox Art and AI Report që vëzhgon sesi koleksionistët po i përgjigjen influksit të artit të Inteligjencës Artificiale.
Disa vepra të IA janë shitur për shuma të mëdha, por pjesa më e madhe e koleksionistëve nuk janë shumë pro tyre, ndërsa brezi i ri është më i hapur sa i përket konkurrencës me veprat e krijuara nga njerëzit.
Pitura e parë e krijuar nga një humanoid, “A.I. God. Portrait of Alan Turing” nga Ai-Da, një robot me kamera në sy, u shit për 1.084.800 dollarë duke tejkaluar parashikimin prej 180.000 dollarësh./tvklan.al