Hysni Eshja nga Elbasani tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se prej 20 vitesh është invalid i grupit të parë, por ai nuk përfiton rimbursimin e naftës duke qenë se ka marrë një makinë. Prej vitesh shprehet se është sorollatur nga Sigurimet Sshoqërore.
Sipas sektorit të financës nga Sigurimet Shoqërore Elbasan, nuk ka më një ligj për rimbursimin e naftës së invalidëve, por janë vetëm disa persona të cilët kanë përfituar prej vitit 2005. Në këtë skemë, sipas zyrtares lokale, janë vetëm 30 veta nga Elbasani. Të tjerë nuk futen më.
Qytetari: Kam një njeriun tim që është tetraplegjik.
Financa: Po!
Qytetari: Dhe nuk merr dot naftën këtu tek institucioni juaj falas.
Financa: Sepse rastet e reja nuk janë futur më. Kanë kohë që janë pezulluar.
Qytetari: Po ai tha që…
Financa: Jo tani, kanë shumë vite që kanë pezulluar dhënien e karburantit. E kanë lënë këtë skemë vetëm 30 veta duhet të jenë për Elbasanin që ka ngelur që në 2005-ën, 2006-tën dhe nuk kanë futur më në skemë të tjerë. Kushdo, që bën kërkesë tek ne, për shembull, siç është edhe rasti juaj, në qoftë se ju bëni një kërkesë zyrtare që dua karburant, nga ana e juristes kthehen përgjigje duke iu referuar bazës ligjore që nuk futen më në skemë.
Hysniu tregon se në vitin 2019 i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe kjo e fundit, ka vendosur t’i japë të drejtë. Por tani çështja është në Apel, ende e pashqyrtuar./tvklan.al