Ndarja nga Bradley Cooper në Qershor të këtij viti, duket se është harruar nga modelja Irina Shayk.
Ndërrimin e viteve ajo e ka festuar ndryshe, teksa udhëton në një varkë në zonat tropikale. 33-vjeçarja ndezi Instagramin me postimin e një fotoje të nxehtë. Ajo shfaqet me bikini, ndërsa format joshin shumë.
Irina qëndroi disa muaj pezull, pas ndarjes nga Cooper, ndërsa së fundmi mori pjesë në ‘Beast Festival’ në Arabinë Saudite. Modelja dhe ish i dashuri i saj duhet të rrisin së bashku edhe vajzën e tyre 3-vjeçare, Lea.
Klan Plus